Bosanski/Hrvatski/Srpski English Македонски
Faqja e parë
Rreth nesh
Aktivitete
Botime
Sherbime informuese
Mesazhe te perjavshme me e-mail
Buletini
Lista e e-maileve ne grup
Anetaret
Baza e te dhenave per trajnimet
Kurse trajnimi
Profile te trajnereve
Baza e te dhenave per financime
Foto
Faqe te tjera ne internet
Dokumente
Baza e te dhenave per partnere dhe projekte
Kontakt
 
Kerko
 



Site Meter

Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN) është një rrjet i 12 organizatave ekumenike dhe nga shoqëria civile nga 10 vende dhe territore të Evropës jug-lindore.

Vizioni ynë
Paqe, harmoni dhe mirëqenie të qëndrueshme për shoqëritë në rajonin e Ballkanit.

Vlerat tona
- respektimi i të drejtave njerëzore universale dhe i të drejtave të të gjithë qytetarëve – meshkuj e femra të të gjithë kombësive, feve dhe kulturave;
- zhvillimi i një demokracie pluraliste dhe me pjesëmarrje;
- zhvillimi social-ekonomik dhe mirëqenie kulturore;
- bashkëveprim social, integrim dhe harmoni;
- kujdesi për mjedisin dhe për zhvillimin e qëndrueshëm;
- drejtësi dhe barazi sociale;
- respektimi i ndryshimeve dhe mos përdorimi i dhunës.


Misioni ynë
Fuqizimi i shoqërisë civile nëpërmjet shkëmbimit dhe zhvillimit të praktikave lokale, koncepteve dhe forcimit të aktorëve të shoqërisë civile.


Qëllimet dhe objektivat tona

1. Të rrisim komunikimin me aktorë të shoqërisë civile në rajon si bazë e një bashkëpunimi dy/shumë palësh;

2. Të rrisim mobilizimin e burimeve dhe të mbështetjes;

3. Të rrisim njohuritë dhe aftësitë si baza për cilësi më të lartë në punën tonë;

4. Të nxisim shkëmbimin ndërkulturor si dhe të burimeve si baza të një rrjeti efiçient/efektiv.


Aktivitetet tona
Gjatë periudhës 2004-2007 rrjeti është përqendruar në bashkëpunimin sipas temave të caktuara përmes tri drejtimeve kryesore:

- financim nga BE, lobim dhe avokatësi;
- mobilizim burimesh dhe mbështetjeje;
- standardet dhe etika e trajnimit dhe e konsulencës.

si dhe përmes ngritjes së Grupeve të Punës për tema të caktuara:
- gratë dhe anti-trafikimi;
- përgjegjësia e përbashkët sociale dhe anti-korrupsioni;
- decentralizimi;
- praktikat diakonike.

Aktivitetet lidhur me temat e mësipërme janë trajnime, shkëmbime, workshope, faqe në internet, baza të dhënash për financime, mesazhe të përjavshme me e-mail, buletin, botime etj. të cilat kanë për qëllim forcimin e kapaciteteve dhe aftësive si dhe bashkëpunimin, shkëmbimin e informacionit dhe krijimin e platformave të veprimit në këto fusha. Për më tepër, do të nxitet edhe zhvillimi i aktiviteteve të cilat promovojnë shkëmbimin ndërkulturor dhe të burimeve si për shembull, fjalori i shoqërisë civile, shkëmbim i rasteve studimore si dhe vizita rajonale.


Aktivitetet e programuara për t’u zhvilluar gjatë periudhës 2006-2007 janë:

- aktivitete për ngritje kapacitetesh të hartuara sipas nevojave të pjesëmarrësve, të cilat do të ofrojnë një zhvillim hap pas hapi të kapaciteteve, të aftësive dhe njohurive teknike lidhur me rrjetet, me mobilizimin e burimeve dhe të mbështetjes:

-  trajnim mbi ndërtimin e rrjeteve dhe partneritetit

-  trajnim për ngritje fondesh

-  trajnim për median

-  trajnim për dialogun qytetar

-  shkëmbim i aktiviteteve dhe praktikave më të mira përmes mbështetjes së tyre me grante të vogla

-  vizita studimore

-  trajnime në vendet e punës

-  asistencë dhe mbështetje

-  workshop final

- shkëmbim informacioni: 
    o  Faqja qendrore e BCSDN i mundësuar në gjuhët e rajonit
     o  
Baza e të dhënave për partnerë dhe projekte  
     o  Shërbim i mesazheve të përjavshme
     o  Udhëzues në gjuhët rajonale rreth temave të zhvilluara gjatë trajnimeve

Më shumë informacion për tabelën e saktë kohore të aktiviteteve e gjeni tek Aktivitete.


Struktura
Rrjeti Ballkanik përbëhet nga organizata partnere, të cilat kanë të drejta dhe detyra të barabarta si anëtare të rrjetit. Parimi i bashkëpunimit, partneritetit, tolerancës, dialogut dhe respektit për të tjerët janë parimet kryesore të punës në këtë rrjet. Struktura përbëhet nga Grupi Drejtues, Grupi i Kontaktit, Grupet e Punës dhe Sekretariati.

Grupi Drejtues është i përbërë nga drejtorë ose përfaqësues kryesorë të organizatave partnere dhe takohet në mbledhje vjetore (çdo pranverë) për të diskutuar manaxhimin dhe strategjinë e punës. Në secilën mbledhje aplikohet parimi i drejtimit të takimit me rotacion.

Grupi i Kontaktit është i përbërë nga personat e kontaktit nga organizatat partnere dhe takohet në mbledhje vjetore (çdo vjeshtë) për të koordinuar aktivitetet konkrete.

Grupet e Punës janë mekanizma me tema të caktuara me qëllim bashkëpunimin në tema dhe çështje specifike. Secili nga partnerët mund të nisë, të udhëheqë dhe t’i bashkohet një Grupi të caktuar Pune.

Sekretariati, i cili aktualisht ndodhet i vendosur në Qendrën Maqedonase për Zhvillim Ndërkombëtar në Shkup, manaxhon funksionimin dhe koordinimin e përditshëm të rrjetit.

Kriteret e anëtarësimit:
- aktivitet për fuqizimin/zhvillimin e shoqërisë civile në rajonin e Ballkanit (në termin Ballkan përfshihet: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Rumania, Serbia dhe Kosova, Mali i Zi, si dhe Greqia, Sllovenia, Turqia dhe Moldavia;
- kontributi për fuqizimin e shoqërisë civile përmes aktiviteteve si ngritje kapacitetesh dhe avokatësi;
- Organizata të Shoqërisë Civile të regjistruara ligjërisht.

Organizatat anëtare bien dakord që funksioni themelor i kritereve të anëtarësisë është që rrjeti të ketë anëtarë aktivë dhe të rinj. Ndaj, një organizatë e cila nuk merr pjesë në dy mbledhje rradhazi të Grupit Drejtues nuk do të jetë më anëtare.


Procesi i anëtarësimit:

- shprehja e interesit;
- pranimi i vizionit dhe misionit të rrjetit;
- rekomandim nga të paktën 2 organizata anëtare.

Anëtarët e rinj pranohen thjeshtë nëse marrin shumicën e votave të të gjithë pjesëmarrësve në një mbledhje të Grupit Drejtues.

Anëtarësia e BCSDN mbështet parimin e mbulimit të kostos nga partnerët, e cila aplikohet në aktivitetet koordinuese, që janë p.sh. mbulimi i shpenzimit të pjesëmarrjes në mbledhjet e Grupi Drejtues.


Historik
Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile është krijuar mbi iniciativën e Programit për Ndërtimin e Kapaciteteve, pjesë e një iniciative më të gjerë e quajtur Partneriteti Ekumenik i Këshillit Botëror të Kishave (KBK) për Evropën Jug-Lindore. Duke sjellë së bashku kisha, organizata ekumenike dhe të shoqërisë civile kjo iniciativë synonte të promovonte bashkëpunimin dhe kooperimin. Programi i Ndërtimit të Kapaciteteve synonte të rriste kapacitetet dhe aftësitë
individuale/të stafit si dhe kapacitetet dhe aftësitë organizative të agjencive të përfshira në program.

Programi pilot u realizua nga viti 2001-2003, gjatë të cilit u realizuan pesë vizita në pesë vende të shoqëruara me raportet përkatëse, 3 takime partneriteti, 5 trainime, u organizuan 7 vizita dhe konsulenca si dhe u botuan direktoria e trainimeve dhe adresari. Kështu që BCSDN u promovua në Dhjetor të vitit 2003 si rezultat i një bashkëpunimi të suksesshëm në fuqizimin e kapaciteteve të organizatave partnere.

Informacioni i fletëpalosjes – Anglisht

Informacioni i fletëpalosjes – Frëngjisht

Informacioni i fletëpalosjes – Gjermanisht


Adresa e sekretariatit:

Macedonian Center for International Cooperation (Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar)
Nikola Parapunov bb.
P.O.Box 55
1060-Skopje
Macedonia
Tel.: + 389 (0)2 30 65 381 lok. 184
Fax: + 389 (0)2 30 65 298
E-mail: secretariat@balkancsd.net
           thf@mcms.org.mk
Koordinatore: Tanja Hafner Ademi

 
Copyright Balkan Civil Society Development Network 2003-2007